Juventus e vë në shitje Douglas Costan

Juventus janë gati të dëgjojnë ofertat për Douglas Costa.

Sport

13/09/2020 11:37

Anësori brazilian duket se nuk bënë pjesë në planet e Andrea Pirlo për sezonin e ri.

‘Goal’ konfirmon se Juventus kanë zgjedhur të vendosin në shitje kartonin e lojtarit Douglas Costa, transmeton lajmi.net.

Ofertë pritet të vijë nga Manchester United, pasi këta të fundit janë duke kërkuar një lojtar anësor.

29 vjeçari brazilian mund të jetë lojtari që shkon në ‘Old Trafford’ si alternativë e Jadon Sancho.

Mbetet të shihet nëse do të ketë oferta drejt Juventus, për Douglas Costa. /Lajmi.net/