Sot zhvillohet Grand Prix i San Marinos, Vinales niset nga pozita e parë
Moto GP do të vazhdojë sot në San Marino.
Sport
Grand Prixi i radhës zhvillohet në San Marino, me skuadrën e Yamaha që pritet të fitojnë këtë garë, shkruan lajmi.net.
Katër pilotët më të shpejtë të kualifikueseve ishin nga skuadra e Yamaha, me Maverick Vinales që përfundoi në ‘Pole-position’.
Fabio Quartararo niset nga pozita e tretë, kurse Valentino Rossi nga pozita e katërt.
Gara e San Marinos do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00. /Lajmi.net/