Gattuso: Man City duhet të paguajë çmimin që Napoli kërkon, nëse duan Koulibaly
Manchester City vazhdojnë të jenë në kërkim të Kalidou Koulibaly.
Sport
Koulibaly është në mesin e mbrojtësve me formën më të lartë në sezonet e fundit në top kampionatet evropiane.
Por, për largimin e tij, Napoli nuk do të zbres kërkesat aspak, të paktën sipas fjalëve të Gennaro Gattuso.
“Koulibaly ka një çmim të caktuar”, ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.
“Nëse ky çmim nuk arrihet, atëherë ai nuk do të largohet nga skuadra”, ka shtuar trajneri italian.
Kalidou Koulibaly mbrëmë ka luajtur me fanellën e Napolit, në tandem me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani. /Lajmi.net/