Juventus me kërkesë që të hapin stadiumin për tifozët në ndeshjen ndaj Sampdoria

Juventus kanë bërë një kërkesë para ndeshjes me Sampdorian.

Sport

11/09/2020 18:33

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Juventus kanë bërë kërkesë që të pranojnë një mijë njerëz në stadium, transmeton lajmi.net.

Vendimet e fundit nga qeveria italiane nuk kanë favorizuar hapjen e stadiumeve në Serie A.

Stadiumet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 tetor.

Gjithsesi, kjo nuk ka penguar ‘Zonjën e vjetër’ që të nisin kërkesën për të pasur tifozët në stadium.

Ndeshja mes Juventus dhe Sampdoria do të luhet më 20 shtator. /Lajmi.net/