Havertz: I lumtur dhe krenar të jem këtu, është ëndërr e plotësuar

Kai Havertz ka dhënë komentet e para pas zyrtarizimit te Chelsea.

Sport

04/09/2020 21:15

Ashtu siç pritej tash e disa ditë, Kai Havertz është zyratrizuar te skuadra e Chelsea, nga Bayer Leverkusen.

Pas zyrtarizimit, lojtari ka thënë disa fjalë, duke potencuar se është i lumtur me plotësimin e kësaj ëndrre.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar të jem këtu. Për mua është ëndërr e bërë realitet të luaj në një skuadër si Chelsea dhe nuk më pritet të takojë të gjithë lojtarët dhe trajnerët. Po, jam i lumtur të jemë këtu”, ka thënë Havertz, transmeton lajmi.net.

Chelsea thuhet të kenë paguar 72 milionë funte për kartonin e yllit gjerman. /Lajmi.net/