Fëmijët që qëndrojnë shumë gjatë në telefonë kërcënohen nga kjo sëmundje e rrezikshme

Fëmijët që flenë pak dhe kalojnë shumë kohë në telefonët ose tabletët e tyre ka më shumë të ngjarë të jenë në mbipeshë, sugjerojnë studimet.

Lifestyle

02/09/2020 18:35

Për çdo orë shtesë të përdorimit të ekranit, të rinjtë kanë 16 përqind më shumë gjasa të bëhen obezë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.ent.

Ndërsa çdo orë më pak gjumë rriti rrezikun me 23 përqind, sipas studimit që mori për mostër 4,000 fëmijë.

Kolegji Mbretëror i Kirurgëve, i cili zhvilloi studimin, zbuloi se ekzistonte një korrelacion i drejtpërdrejtë midis rritjes së përdorimit të ekranit dhe rënies së kalimit të kohës në gjumë.

Ai tha se zvogëlimi i kohës që të rinjtë kalojnë në pajisje elektronike mund t’i ndihmojë ata të flenë më gjatë dhe të ushqehen më mirë.

Privimi i gjumit shkakton ndryshime në hormonet që rregullojnë urinë dhe oreksin, të cilat i bëjnë njerëzit më të prirur për ngrënie të tepërt. /Lajmi.net/