​Danimarka ndjek shembullin e Suedisë: S’ka seks pa pëlqim

Qeveria daneze njoftoi të martën se ka siguruar mbështetjen e shumicës së parlamentit për një ligj të ri që do të trajtojë marrëdhëniet seksuale pa leje si përdhunim.

Lifestyle

01/09/2020 19:47

Ministri i Drejtësisë Nick Haekkerup tha se ligji i propozuar përfaqëson “një nga fitoret më të mëdha për barazinë gjinore në Danimarkë për një kohë të gjatë”.

Tani e tutje, përdhunimi në Danimarkë nuk do të trajtohet vetëm si rezultat i dhunës fizike, detyrimit ose kur viktima nuk mund të rezistojë, për shembull sepse është nën ndikimin e alkoolit ose drogës, shkruan kp, transmeton lajmi.net.

Suedia fqinje miratoi një ligj të ngjashëm dy vjet më parë.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se barra e provës do të vazhdojë të jetë mbi prokurorin.

Së bashku me socialdemokratët e Haekkerup, propozimi u mbështet nga liberalët socialistë, socialistët dhe Lista e majtë e Unitetit.

Propozimi do të votohet në tetor, kur parlamenti danez do të mblidhet përsëri. /Lajmi.net/