Oferta e Man Cityt për Lionel Messin

Manchester City duket pretendenti kryesor për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Sport

29/08/2020 09:56

Ylli argjentinas, të martën ka njoftuar Barcelonën me dëshirën e tij për të lënë klubin gjatë kësaj vere.

Një ndër skuadrat që do të kishte fuqinë financiare për të afruar Messin, sigurisht që është Manchester City.

Raportohet se skuadra nga ‘Etihad Stadium’ do të ofrojë deri në 100 milionë euro për Messin dhe tre apo katër lojtarë të tjerë, që do të kalonin te Barcelona.

Lojtarët që City do të përfshinte në ofertë thuhet të jenë Gabriel Jesus, Eric Garcia, Bernardo Silva dhe Angelino, por lëvizja e tyre në ‘Camp Nou’, thuhet se do të duhet të aprovohet nga trajneri i ri i Barcelonës, Roland Koeman./Lajmi.net/