Cakaj thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Mbështesni Listën Shqiptare

Ministri në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë një apel shqiptarëve në Mal të Zi që masivisht të dalin në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi.

Lajme

26/08/2020 19:42

“Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, vëllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”, shkruan Cakaj në një postim në Facebook. /Lajmi.net/