Dasma e organizime tjera në kohë pandemie, dënimet shkojnë deri në 2 mijë euro

Ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Lajme

26/08/2020 11:31

Në ligjin e ri për pandeminë janë publikuar gjobat me të cilat mund të dënohen të gjithë ata persona që veprojnë ndesh me vendimet e institucioneve përkatëse.

Në këtë ligj është paraparë edhe dënim për të gjithë ata që organizojnë aktivitete të caktuara në mjedise private dhe publike.

Lexo edhe: 

Hyn në fuqi ligji për pandeminë, këto janë të gjitha masat dhe gjobat për shkelësit

Sipas ligjit, personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohet me gjobë prej 2 mijë euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë dy mijë euro.

Lexo edhe: 

Dënimet që parashihen me ligjin e ri, 500 euro gjobë për shkelje të karantinës

“Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro”, thuhet në ligj. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Ligji i ri: Kaq para gjobiteni nëse lëvizni me makinë jashtë orarit të përcaktuar