Katër raste të reja me COVID-19 në Malishevë
Sot janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus në Komunën e Malishevës.

Lajme
Këto raste janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i dhe në komunikim direkt me personat e prekur apo familjarët e tyre.
Rastet e reja janë në Kërvasari (2), Tërpezë (1) dhe Astrazup (1).
Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 192 raste me COVID-19, prej tyre 143 janë shëruar, 17 kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin 32. /Lajmi.net/