Di Maria: Ne dhamë jetën për fanellën e PSG-së, por do të hakmerremi
PSG nuk arriti dot të fitonte Ligën e Kampioneve pasi u mund në finale nga Bayern Munich 1-0.

Sport
Në fund të ndeshjes të gjithë lojtarët e klubit francez shpërthyen në lot pasi nuk i kishin shkuar kurrë më parë kaq afër kompeticionit më të vlefshëm për klube.
Pas finales së humbur Angel Di Maria ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ne luftuam deri në sekondën e fundit. Ne dhamë jetën pas kësaj fanelle. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta mbajmë atë në maksimumin e mundësisë. Sot ne nuk ishim në gjendje të kapërcejmë një vit të jashtëzakonshëm, por futbolli na lejon të hakmerremi, dhe e di që një ditë ky klub do ta bëjë në Ligën e Kampioneve”.
”Faleminderit për ultrasit që na mbështeten pa kushte. Ne do vazhdojmë të luftojmë si gjithmonë. Përpara Paris”, shkruan Di Maria në Instagram. /Lajmi.net/