Policia kap në flagrancë tre persona duke vjedhur në një market në Prishtinë

Në mbrëmjen e së dielës, tre persona janë kapur në flagrancë derisa ishin duke vjedhur në një market në Prishtinë.

Lajme

24/08/2020 10:09

Gjatë arrestimit të tre personat kishin kundërshtuar duke mos iu bindur urdhrave të policisë, për çka kanë sulmuar policët.

Po ashtu të tre personat kanë kërcënuar edhe pronarin e marketit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal-market. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe sulmuar zyrtaret policor dhe kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/