COVID-19 / 28 pacientë me oksigjeno-terapi në Spitalin e Gjakovës
Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”, ka publikuar raportin ditor të pacientëve me koronavirus.

Lajme
Në bazë të raportit të Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”, janë 52 pacient të hospitalizuar për koronavirus, ku 43 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, 28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, kurse pesë janë me aparaturën CPAP maskë.
Po ashtu në këtë spital janë të infektuar me koronavirus edhe gjashtë mjekë, 16 infermierë dhe dy nga stafi mbështetës.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 24.08.2020 ora 8 është:
52 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
43 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv,
9 pacientë do të testohen
28 pacientë me oksigjeno terapi,
5 pacientë janë në CPAP maske.
Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,16 infermiere dhe 2 stafe mbështetës.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!. /Lajmi.net/