Flick deklarohet pas kalimit të Bayernit në finale të L.K

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar pas kalimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/08/2020 23:37

Bayern Munich në gjysmëfinale mposhti 3:0 Lyonin, shkruan lajmi.net.

“Ne e dinim që do të ishte e vështirë. Ata vinin pas shfaqjeve të shkëlqyera kundër Cityt dhe Juventusit”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme në fillim. Ne e dimi se duhet të mbrohemi më mirë”.

Trajneri gjerman ka folur edhe për finalen kundër PSG-së, që zhvillohet ditën e diel.

“Paris është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe më pas arritën finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë se ata kanë lojtarë të shpejtë”./Lajmi.net/