493 të shëruar nga koronavirusi për tri ditë, numri i rasteve shkon në mbi 11 mijë
Numri i të shëruarve nga Covid-19 në vendin tonë është duke u rritur, vetëm në tre ditët e fundit janë raportuar 493 raste të të shëruarve nga ky virus, i cili ua ka marrë jetën më shumë së 400 personave në Kosovë.

Lajme
Aktualisht numri i pacientëve të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 7 mijë e 684. Derisa edhe numri i rasteve aktive po vazhdon të jetë i madh.
Deri më tani në vendin tonë janë 3 mijë e 739 raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë 848 raste nga 45 mijë 397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Aktualisht numrin me të madh të rasteve me Covid-19 e ka komuna e Prishtinës me mbi 3 mijë raste e pasuar nga Ferizaj dhe Gjilani. /Lajmi.net/