Reagon Hoti: Do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë, zhurma s’është zgjidhje
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se pa u ndikuar nga zhurmat, do ta ndërtojën rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese.
“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese. /Lajmi.net/