Liverpool nuk paguan 30 milionë euro për Thiago Alcantara

Liverpool po ngadalësojnë në blerjen e Thiago Alcantara.

Sport

17/08/2020 19:10

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të Liverpool.

Lojtari gjithashtu ka vendosur që të largohet nga Bayern dhe thuhet të jetë pajtuar për kushtet personale, por problemi vazhdon të qëndrojë në shumën e kërkuar për kartonin.

Fabrizio Romano raporton se Liverpool nuk do të paguajnë 30 milionë për spanjollin, përcjell lajmi.net.

Negociatat mes Liverpool dhe Bayern Munich do të vazhdojnë pas fundit të Ligës së Kampionëve, për të parë nëse mund të arrihet marrëveshje. /Lajmi.net/