Shkëlqimi i Perisic te Bayern bën që tri skuadra të jenë të interesuara për të

Ivan Perisic ka tri opsione në tavolinë.

Sport

16/08/2020 15:26

Ivan Perisic ka shfrytëzuar për mrekulli huazimin e tij te Bayern Munich, pasi nuk gjente hapësirat e duhura tek Inter.

‘Zikaltrit’ me gjasë do të vendosin ta shesin kartonin e kroatit, por ky i fundit tashmë gëzon më shumë interesim sesa merkaton e kaluar.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, tri do të jenë skuadrat në garë për anësorin, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe Leeds United janë skuadrat që synojnë kartonin e lojtarit.

Huazimi i tij te Bayern ka përfunduar, kurse skuadrat tashmë po negociojnë që të arrijnë marrëveshje për 10-15 milionë euro për kartonin e kroatit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Ivan Perisic. /Lajmi.net/