Punë e kryer: Marash Kumbulla lojtar i Interit

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, po bën hapin më të madh në karrierën e tij.

Sport

14/08/2020 19:55

Eksperti i merkatos në Itali, Fabrizio Romano, konfirmon se Kumbuma ka arritur marrëveshje personale me Interin, përcjell lajmi.net.

Kumbulla do të nënshkruajë me Interin kontratë deri në vitin 2025.

Tani të dy klubet, Inter dhe Hellas Verona janë duke biseduar për një marrëveshje finale.

Kumbulla ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm te Hellas Verona, pjesë e së cilës ka qenë edhe Amir Rrahami, paraqitjet e të cilit kanë qenë për çdo lëvdatë gjithashtu./Lajmi.net/