Edhe një tjetër largim te Chelsea
Ashtu si Willian, edhe Pedro konfirmoi këtë të diel se po largohej nga Chelsea.
Sport
Ylli spanjoll largimin e tij e konfirmoi nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net.
“Pas pesë vitesh të mrekullueshme, koha ime te Chelsea merr fund”.
”Unë bëra zgjedhjen e duhur, marr me vete kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Sfidat dhe triumfet e reja do të vijnë me siguri”, shkroi Pedro.
33-vjeçari pritet të transferohet te Roma në Serie A. /Lajmi.net/