Del Piero: Juve janë perfekt për Serie A, por Liga e Kampionëve është problemi i vërtetë
Del Piero ka dhënë komentet e tij pas eliminimit të Juventus nga Liga e Kampionëve.
Sport
Ikona e Juventus, Alessandro Del Piero, ka bërë të ditur se Juventus nuk janë të ndërtuar akoma për të fituar Ligën e Kampionëve.
Sipas Del Piero, Juve është skuadër perfekte për triumfin në Serie A, por kur vie puna te Liga e Kampionëve, aty shihen problemet e vërteta.
“Ka një problem te Juventus dhe ky problem është përballja me klubet evropiane”, ka thënë Del Piero, transmeton lajmi.net.
“Skuadra është perfekte në ligën italiane, por edhe në ndeshjen e parë edhe në të dytën kundër Lyon treguan vështirësi”, ka shtuar ikona e ‘Biankoneri’.
Synimi kryesor i Juventus këtë sezon ishte triumfi në Ligën e Kampionëve, por skuadra dështoi, duke bërë që edhe Maurizio Sarri të shkarkohet nga posti i trajnerit. /Lajmi.net/