Juventusit i kushton 20 mln euro shkarkimi i Sarrit
Juventus ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Maurizio Sarri.
Sport
Eliminimi nga Liga e Kampionëve, duke mos mundur të kalojë skuadrën e Lyon, ka bërë që Juventus të vendos për shkarkimin e tij.
Por, shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë Juventusit 20 milionë euro, raportojnë mediet italiane, përcjell lajmi.net.
Sarri ka kontratën me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, dhe ‘Zonja e Vjetër’ duhet të kompenzojë edhe për dy vite 61 vjeçarin.
Tashmë spekulimet për pasuesin e tij kanë filluar. Raportohet se Juventus ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettinon, ish trajnerin e Tottenham./Lajmi.net/