David Silva-Lazio: Detajet e fundit para finalizmit të marrëveshjes

David Silva me shumë gjasë do të luajë me fanellën e Lazio në sezonin tjetër.

Sport

07/08/2020 18:41

Mesfushori spanjoll është shumë afër që të finalizojë marrëveshjen me Lazio, bëjnë të ditur mediet italiane.

Sipas Gianluca Di Marzio, Silva do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me skuadrën e Lazio, përcjell lajmi.net.

Detajet e fundit janë duke i munguar kontratës, para se të finalizohet gjithçka.

Silva ka luajtur 10 vitet e fundit me Manchester City dhe tashmë është bërë e ditur se ai nuk do të vazhdojë në ‘Etihad’.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja me Lazio do të zyrtarizohet dhe Silva të kalojë në Serie A. /Lajmi.net/