E kryer, transferi i ri i Man City zyrtarizohet pas 24 orëve
Manchester City nuk po di të ndalet as këtë verë.
Sport
Pas zyrtarizimit të Ferran Torres nga Valencia, skuadra e Pep Guardiola po përgatit edhe një transferim të madh.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bournemouth, Nathan Ake, i cili do vijë në ‘Etihad’ për shumën e 41 milionë funteve, transmeton lajmi.net.
Sky Sports raporton se Ake gjendet në ambientet e Cityzens për të përfunduar testet mjekësore.
Transferimi i tij do të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme. /Lajmi.net/
