Çağatay Ulusoy jep lajmin e shumëpritur për fansat

Çağatay Ulusoy ka nisur xhirimet e filmit të ri.

ShowBiz

04/08/2020 17:06

Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy ka njoftuar fansat që sot filloi xhirimet e filmit të ri, shkruan lajmi.net.

“Mücadele Çıkmazı”, titullohet filmi i ri, në të cilin Ulysoy do të luajë rolin kryesor, ndërsa sot janë xhiruar skenat e para të tij.

Regjisor i filmit është Can Ulkay, ndërsa për regjinë kujdeset  Ercan Mehmet Erdem. Fansat e Çağatay Ulusoy presin me padurim të shohin se çfarë do të përgatit kësaj radhe aktori i tyre i preferuar.

Aktori së fundi ka luajtur në sezonin e ri të serialit të famshëm “The Protector”, prodhim i Netflix. /Lajmi.net/