Lautaro u drejtohet tifozëve të Inter me një mesazh, pas fundit të sezonit – jep sinjale për të ardhmen e tij

Kampionati në Serie A ka përfunduar dhe Lautaro Martinez iu është drejtuar menjëherë tifozëve me një mesazh.

Sport

03/08/2020 16:30

Sulmuesi argjentinas i Inter, Lautaro, i cili tash e një kohë është në qendër të vëmendjes me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ndonëse nuk është hera e parë që Lautaro iu shkruan tifozëve përmes rrjeteve sociale, rreshti i fundit në mesazhin e fundit nxit shumë reagime, pasi lidhet me të ardhmen e tij.

“Pasi Serie A përfundoi, dua të falënderoj shokët e skuadrës që dhanë gjithçka në çdo ndeshje, si dhe tifozët që na bashkuan ne”, ka thënë Lautaro, transmeton lajmi.net.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë skuadër. Forza Inter”, ka shtuar argjentinasi.

Fjalia e fundit sikur tregon se lojtari ka ndarë mendjen që të vazhdojë aventurën e tij me fanellën ‘Zikaltër’. /Lajmi.net/