Top pesë ligat evropiane – realizatorët më të mirë

Me pesë ndeshjet e fundit që luhen sonte në Serie A marrin fund top pesë ligat evropiane për edicionin 2019/20.

Sport

02/08/2020 11:30

Një sezon i jashtëzakonshëm, i penguar nga pandemia Covid-19, por që spektakli nuk mungoi edhe mes gjithë këtyre pengesave.

Emra si Jamie Vardy e Ciro Immobile mund të themi se ishin befasitë e këndshme në kampionatet e tyre respektive.

Immobile madje ka fituar edhe Këpucën e Artë, duke shënuar 36 gola me fanellën e Lazio.

Por, kush janë realizatorët më të mirë në secilën nga pesë ligat më të forta evropiane?

Më poshtë lajmi.net ua përcjell këtë statistikë.

Premierligë – Jamie Vardy, Leicester City – 23 gola

La Liga – Lionel Messi, Barcelona – 25 gola

Serie A – Ciro Immobile, Lazio – 36 gola: Fitues i Këpucës së Artë

Bundesliga – Robert Lewandowski, Bayern Munich – 34 gola

Ligue 1 – Kylian Mbappe/W.Ben Yedder, PSG/Monaco – 18 gola. /Lajmi.net/