Limaj i shpreh ngushëllime Edi Ramës për vdekjen e nënës- Me mendje e zemër jemi pranë jush!
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës.

Lajme
Limaj shkruan se edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.
“Kryeministrit Rama dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij” shkruan Limaj në facebook.
Postimi i plotë:
Sot, paska ikur nga kjo jetë znj. Aneta Rama, nëna e mikut tim, njëherit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministrit Rama dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij. Edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.