E pranon Guardiola: Është e vështirë ta zëvendësojmë David Silvan
David Sliva po luan ndeshjet e fundit me Manchester City.
Sport
Mesfushori spanjoll, David Silva, ka luajtur tashmë ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester City në Premierligë.
Lojtari do të largohet gjatë kësaj vere nga ‘Etihad’, kurse sa i përket zëvendësuesit të tij, Pep Guardiola nuk ka asgjë diçka konkrete.
Trajneri katalan ka thënë se do të jetë e vështirë të zëvendësohet David Silva, por ka dhënë disa emra që mund të bëjnë punë të mirë, megjithëse jo ndonjë specifik.
“Të nënshkruash me dikë që luan si ai dhe me kualitetet e tij është shumë e vështirë, sidomos me shpirtin e tij garues, jo vetëm kualitetet”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Kualiteti i tij është unik dhe special, aftësia e tij të gjej hapësira. Ajo që më ka surprizuar është pjesa e shpirtit luftarak që kam njohur tek ai”, ka shtuar Pep.
Më herët gjatë sezonit, kur pyetej për zëvendësuesin e Silva, Guardiola përmendte emra si Ilkay Gundogan, Phil Foden e Bernardo.
Mbetet të shihet në sezonin tjetër se si do të paraqitet Manchester City pa shërbimet e David Silva. /Lajmi.net/