Rummenigge: Thiago do të largohet nga Bayern Munich

Thiago pritet të largohet nga Bayern Munich.

Sport

31/07/2020 08:18

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se Thiago nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe pritet të largohet nga klubi.

Mesfushori iu bashkua gjigantit bavarez nga Barcelona më 2013 dhe ka edhe një vit në kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

Thiago së fundmi spekulohej me transferim te skuadra kampione e Premierligës, Liverpool.

Bayern Munich ka pranuar se pritet të ndodhë largimi i tij nga Allianz Arena.

“Kam biseduar me drejtorin sportive Salihamidzic dhe ai më ka njoftuar se biseda me Thiagon ka qenë gjithmonë shumë produktive.

Mirëpo, Thiago e informoi se dëshiron të provojë diçka të re, andaj do të jetë kështu”, deklaroi Rummenigge për Sky Sport në Gjermani. /Lajmi.net/