ZYRTARE: Pirlo trajner i Juventus U23

Andrea Pirlo ka nisur një aventurë të re.

Sport

30/07/2020 16:45

Ikona italiane e futbollit, Andrea Pirto, është gati për një aventurë të re në futbollin italian, kësaj radhe jashtë vijave të fushës së blertë.

Pirlo është emëruar edhe zyrtarisht në krye të stolit të skuadrës U23 të Juventus, përcjell lajmi.net.

Ish mesfushori italian do ta drejtojë skuadrën e gjeneratave të reja të ‘Zonjës së vjetër’ që nga sezoni i ri.

Mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e parë e Pirlo në pozitën e trajnerit. /Lajmi.net/