Juventus, mbrojtja më e dobët në 60 vitet e fundit që fiton titullin e kampionit në Serie A

Juventus ka vendosur një rekord ‘të zi’ pas titullit të fituar mbrëmë.

Sport

27/07/2020 10:30

Është një traditë që mbrojtja më e mirë fiton titullin në Itali, por Juventus kanë bërë të kundërtën këtë sezon.

Juve është skuadra e parë që nga sezoni 1960/61 që arrin të fitojë ‘Scudetto’ duke pranuar 38 gola, përcjell lajmi.net.

Ka akoma dy xhiro të mbetura kështu që rekordi i tyre mund të bëhet edhe më keq.

Që kur Juve ka filluar rrugëtimin drejt nëntë titujve radhazi në 2011/12, sezoni ku kanë pranuar më së shumti gola ka qenë ai i 2018/19 me 30 gola, kurse kanë pranuar nga 20 në 2011/12 dhe 2015/16.

Këtë sezon, Juve ka mbajtur portën e paprekur 12 herë në 36 raunde. Kjo është më së paku në këtë ecuri nga sezoni 2011/12, kurse në versionin më të mirë ata mbanin portën e paprekur 24 herë në 2012/13 dhe 2013/14.

‘Biankoneri’ megjithatë kanë shënuar 75 gola dhe kanë grumbulluar 83 pikë deri më tani, duke fituar 26 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur pesë. /Lajmi.net/