Avancojnë negociatat mes Dybala dhe Juventus për rinovimin e kontratës
Juventus dhe Paulo Dybala janë në hapa të mirë për rinovimin e marrëveshjes.
Sport
Mbrëmë skuadra e Juventus ka arritur të sigurojë edhe titullin e nëntë radhazi të kampionit në Serie A, por këtu nuk ndalen lajmet e mira për tifozët e ‘Zonjës së vjetër’.
Sipas drejtorit sportiv të Juventus, Fabio Paratici, skuadra është afër rinovimit me yllin argjentinas të skuadrës, Paulo Dybala.
“Ne shpesh flasim me përfaqësuesit e tij dhe po ecim përpara, përkundër të gjitha vështirësive që po hasim si pasojë e kalendarit të ngarkuar”, ka thënë Paratici, transmeton lajmi.net.
“Edhe në këtë periudhë, ne po flasim dhe jemi duke avancuar mirë”, ka shtuar drejtori sportiv i Juves.
Dybala, 26 vjeç, mbetet pa kontratë në vitin 2022, por duket se vazhdimi i tij do të zgjatet. /Lajmi.net/