Sarri: Nëse Juve fitoi me mua në krye, duhet ta dimë se jemi shumë të mirë
Maurizio Sarri nuk ka kursyer lëvdatat për lojtarët e tij.
Sport
Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka folur lidhur me triumfin e Juventus në Serie A.
Mbrëmë, me fitoren 2:0 kundër Sampdoria, Juve siguroi edhe titullin e nëntë të kampionit në nëntë vitet e fundit.
Pas këtij triumfi, Sarri ka thënë se lojtarët janë shumë të mirë, nëse ata veçse kanë arritur të triumfojnë nën urdhrat e tij.
“Ju kam thënë atyre se nëse fitojnë me mua që nuk kam fituar asnjëherë, atëherë ata janë vërtetë të mirë”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.
“Ditën e parë kur je aty sheh njerëz, jo vetëm lojtarë të klasit botëror. Me kohën që kalon, raportet ndryshojnë”, ka shtuar italiani.
Ky është suksesi i parë i Sarri. Ai ka qenë edhe më parë në Serie A, kur drejtonte Napolin, por nuk arrinte më shumë sesa pozitën e dytë. /Lajmi.net/