Dy skuadra kërkojnë Leon Dajakun

Sezoni i ri talentin nga Kosova, Leon Dajakun, mund ta gjejë larg Bayern Munich.

Sport

25/07/2020 17:34

Gjigantët e Bundesligës po mendojnë huazimin e 19 vjeçarit, për të marrë përvojën e duhur.

Raportohet se dy skuadra janë të interesuara për të. Bëhet fjalë për Utrechtin e Holandës dhe St. Gallen e Zvicrës, përcjell lajmi.net.

Dajaku këtë sezon e ka kaluar në Bundesliga 3, te skuadra e dytë e Bayern Munich, ku ka shënuar 4 gola në 19 paraqitje.

19 vjeçari me prejardhje nga Kosova, në nivel ndërkombëtar është paraqitur për gjeneratat e reja të Gjermanisë./Lajmi.net/