Juventus cakton çmimin e Douglas Costa

Juventus ka bërë të ditur se çfarë kërkon për Douglas Costa.

Sport

25/07/2020 13:00

Anësori brazilian i Juventus, Costa, thuhet të jetë dëshira e madhe e Pep Guardiola për merkaton e verës.

Largimi i Leroy Sane ka lënë hapësira në krahun e majtë të ‘Citizens’ dhe këto hapësira mund të mbulohen nga braziliani.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve janë të gatshëm të shesin Douglas Costa gjatë kësaj vere.

Anësori mund të shitet nëse ‘Zonja e vjetër’ pranon një ofertë prej 50 milionë eurove.

Manchester City dhe PSG janë skuadrat që lidhen më shumë me lojtarin, i cili kontratë valide te Juve ka deri në vitin 2022. /Lajmi.net/