Guardiola ka një mesazh për Liverpoolin, pasi këta të fundit nuk arritën rekordin 100 pikësh të Man City

Pep Guardiola ka komentuar pamundësinë e Liverpool për ta thyer rekordin e Manchester City.

Sport

17/07/2020 17:19

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë disa komente lidhur me 100 pikët e arritura nga Manchester City në Premierligë, të cilat mbesin rekord edhe pas këtij sezoni.

Liverpool bëri sezon të përkryer, duke fituar titullin e kampionit, por me gabimet e fundit, ata nuk kanë tashmë mundësi që të thyejnë rekordin e ‘Citizens’.

Përkundër kësaj, Guardiola thotë se sezoni i Liverpool nuk mund të kontestohet. Madje, puna e rekordit nuk i heq asnjë meritë skuadrës së Jurgen Klopp.

“Kjo nuk zbeh për asnjë moment sezonin e mrekullueshëm që Liverpool ka bërë në Premierligë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“100 pikët nuk janë të lehta, por herët ose vonë dikush do ta thyej atë rekord”. Por, 100 pikë nuk janë të lehta, asgjë nuk ndryshon. Ne ishim të jashtëzakonshëm dy sezone më parë kur bëmë këtë, ishim njëjtë kur bëmë 98 pikë vitin pasues. Është akoma e mrekullueshme”, ka shtuar tutje trajneri i City.

“Një ditë do të thyhet, por sezoni i mrekullueshëm i Liverpool dhe mos arritja aty tregon se sa të mrekullueshëm ishim ne dy sezone më parë”, ka thënë mes tjerash katalani.

Nëse Liverpool fiton ndeshjet e mbetura, ata do të arrijnë në kuotën e 99 pikëve. /Lajmi.net/