Man City ia vështirëson punët për mbijetesë Bournemouthit
Manchester City ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Bournemouthit në luftën për mbijetesë, duke i mundur 3:1 në kuadër të xhiros së 36-të.
Sport
David Silva në minutën e 6’ me një super gol nga gjuajtja e lirë, kaloi Cityn në epërsi, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 39’, Gabriel Jesus u përkujdes për dyfishimin e epërsisë.
Krejt çka bënë mysafirët, ishte një gol i shënuar në minutën e 88’ nga David Brooks.
Me këtë fitore, City numëron 75 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Bournemouth me 31 pikë, mbetet në vendin e 18./Lajmi.net/