Man City po shqyrton mundësinë për rinovimin me Aguero
Sergio Aguero mund të mbetet te Manchester City.
Sport
Ylli argjentinas, Aguero, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City, po afrohet me fundin e kontratës së tij.
Mundësitë janë të shumta për lojtarin që pritet të largohet, por, raportime të ‘Mirror’ së fundmi bëjnë të ditur se City nuk përjashton mundësinë për një kontratë të re, transmeton lajmi.net.
Argjentinasi pritet të kthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, Independiente, sapo kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
Gjithsesi, Pep Guardiola mund të kalkulojë në të pasi nuk po gjenë zëvendësuesin direkt për të, me Gabriel Jesus që po ngec ta bëjë më të mirën.
Mbetet të shihet nëse gjatë këtyre ditëve Aguero do të pranojë ndonjë ofertë nga ‘Citizens’. /Lajmi.net/