Lamborghini me 1,200 kuaj-fuqi, “çmenduri” e vërtetë
Zyrus Lamborghini LP, i cili posedon 1,200 kuajfuqi, ka dëshmuar se është një makinë speciale.
Auto & Tek
Lamborghini norvegjez është kapur në kamera nga CarBuzz në pista garimi duke testuar shpejtësitë, transmeton lajmi.net.
Zyrus Lamborghini LP1200 është krijuar për të garuar në Kampionatin Norvegjez GT, në të cilin garojnë veturat përmbi një mijë kuaj-fuqi.
Sipas Zyrus, 527 pjesë në makinë janë ridizajnuar, derisa trupi është bërë nga fibra karboni, me secilin panel të zëvendësuar me pjesë të lehta.
Zyrus planifikon të ndërtojë 24 prej këtyre makinave, 12 prej të cilave do të shiten në tregun e automobilave. /Lajmi.net/