Setien u drejtohet lojtarëve: Nëse nuk keni besim tek unë, unë po largohem

Quique Setien ka zhvilluar një bisedë me lojtarët e Barcelonës.

Sport

04/07/2020 16:58

Trajneri i Barcelonës, Setien, është njeriu me vëmendjen më të madhe në mediet spanjolle (ato të sportit) ditëve të fundit.

Setien lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona në fund të këtij sezoni, pasi thuhet se bordi nuk ka më besim në të.

Por, trajneri ka folur edhe me lojtarët. Madje, hapur, ai ka thënë se nëse ata nuk i besojnë, atëherë ai do të largohet.

“Nëse ju nuk keni besim në mua, atëherë unë po largohem”, citohet nga ‘Onda Cero’ të ketë thënë Setien, transmeton lajmi.net.

Së fundmi ka raportime edhe për një arritje të marrëveshjes mes Barcelonës dhe Xavi Hernandez, për stolin e skuadrës. /Lajmi.net/