Sarri: Pjanic? Nuk e di nëse do të largohet, nëse e bën, unë nuk do të shqetësohem

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, nuk e ka aspak shqetësim të ardhmen e mesfushorit, Miralem Pjanic.

Sport

27/06/2020 08:14

Është raportuar për një marrëveshje të arritur mes Juventusit dhe Barcelonës, për shkëmbimin e lojtarëve, Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

Sarri pas fitores së Juventusit kundër Lecces, ka thënë se Pjanic do të jetë me skuadrën deri në fund të gushtit, dhe se nuk ka dijeni për atë që do të ndodh pas përfundimit të sezonit.

“Ai do të jetë me ne deri në fund të gushtit”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.

“Shpresoj që ai të qëndrojë me ne përtej kësaj, por këto janë vendime që do të merrem në një fazë të mëvonshme”.

“Miralem është profesionist, ai i kupton situatat shpejtë. Unë nuk di asgjë tani, por nuk jam i shqetësuar”./Lajmi.net/