Juventus po përgatisin një transferim befasues, e marrim me çmim të lirë yllin e Arsenalit

Arsenal është tërhequr nga negociatat për nënshkrimin e një kontrate të re me Pierre Emerick Aubameyang, dhe është gati të shesë yllin e skuadrës, me Juventusin që po monitoron situatën.

Sport

26/06/2020 15:52

Në Londër, janë të vetëdijshëm se mos nënshkrimi i një kontrate të re me sulmuesin, do të bënte që në vitin e ardhshëm, ai të largohet falas, siç ka bërë Aaron Ramsey sezonin e kaluar.

Sipas ‘Transfermarkt’, vlera e sulmuesit 31 vjeçar sillet rreth 60 milionë euro, dhe Arsenal janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij në gjysmën e çmimit.

Inter thuhej se po kërkon Aubameyangin si një zëvendësim të mundshëm për Lautaro Martinez, por Le10Sport raporton se Juventus tashmë ka pyetur futbollistin për kushtet e kontratës.

Aubameyang është pjesë e Arsenal që nga viti 2018, kur ishte transferuar nga Borussia Dortmund për 64 milionë euro.

Ai ka arritur të shënojë 20 gola këtë sezon, përkundër paraqitjeve jo të mira të Arsenal./Lajmi.net/