Reçica u takua me udhëheqësit e Odë së Afarizmit të Kosovës
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Lajme
Reçica dhe Krasniqi diskutuan rreth veprimeve të përbashkëta që mund të ndërmerren në këto ditë nëpër të cilat po kalon vendi, si pasojë e pandemisë.
Në këtë takim, ata po ashtu bashkëbiseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe OAK, veçmas në fushën e sektorit privat, i cili është dëmtuar shumë si pasojë e pandemisë, thuhet në njoftimin e MPMS-së.