Chelsea – QPR, miqësorja përfundon me goleadë për vendasit

Kur kanë mbetur më pak se një javë nga rifillimi i Premierligës, klubet angleze po vijojnë përgatitjet me ndeshje miqësore.

Sport

14/06/2020 16:54

Një të tillë e ka luajtur edhe skuadra e Chelseat, gjatë ditës së sotme në ‘Stamford Bridge’.

Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur me rezultat të lartë 7:1 ndaj QPR.

Ruben Loftus-Cheek dhe Billy Gilmour kontribouan me dy gola, kurse Willian, Mount dhe Giroud me nga një. /Lajmi.net/