Conte: Inter meritoi finalen, Ospina ishte i mrekullueshëm

Antonio Conte ka komentuar eliminimin e Inter nga Kupa e Italisë.

Sport

14/06/2020 08:17

Inter është eliminuar nga Kupa e Italisë, duke dështuar që të fitojë kontestin me skuadrën e Napoli, në sfidën gjysmëfinale.

Në këtë ndeshje, portieri i Napoli ishte në formën më të mirë të mundshme, duke regjistruar disa pritje sensacionale.

Pas ndeshjes, Conte nuk harroi ta lavdëronte Ospinan, duke shtuar se Inter meritoi kalimin tutje.

“Ne krijuam disa raste dhe mund të ishim më klinikal para portës, por David Ospina bëri disa pritje të shkëlqyera dhe ishte vendimtar. Portieri i tyre ishte njeriu i ndeshjes”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Gjatë dy ndeshjeve, besoj se merituam të preknim finalen”, ka shtuar italiani.

Napoli u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2:1, pas dy ndeshjeve, duke fituar 0:1 në ‘San Siro’ dhe duke barazuar 1:1 në ‘San Paolo’. /Lajmi.net/