Napoli 1:1 Inter – notat e lojtarëve
Napoli ka siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Sport
Goli i Dries Mertens dhe pritjet e jashtëzakonshme të Ospina kanë bërë që Napoli të sigurojë biletën për finalen e Kupës së Italisë, shkruan lajmi.net.
Inter nuk arriti më shumë se një gol në sfidën e luajtur në ‘San Paolo’, madje edhe këtë gol nuk arriti ta ruante.
Me rezultatin 1:1 dhe fitoren 0:1 në ndeshjen e parë, napolitanët kanë prerë biletën për finalen e Kupës së Italisë, atje ku pret Juventus.
Mertens, Ospina e Eriksen ishin në mesin e më të mirëve në këtë ndeshje.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje. /Lajmi.net/