Lojtari i Shqipërisë ftohet nga Sarri për gjysmëfinalen kundër Milan

Maurizio Sarri ka ftuar anëtarin e kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Milan.

Sport

12/06/2020 15:29

Lista e publikuar sot nga Maurizio Sarri për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pati disa befasi, ku vëmendje tërhiqnin katër mungesat e Juves (Higuain, Ramsey, Demiral e Chiellini).

Por, për tifozët shqiptarë speciale ishte ftesa e Giacomo Vrioni, lojtarit që aktivizohet me shpresat e Shqipërisë, shkruan lajmi.net

Lojtari luan me U23 të Juventus, por ka gjetur hapësira edhe për këtë ndeshje gjysmëfinale.

Vrioni vështirë se do të ketë minuta në dispozicion, por ftesa për një ndeshje të tillë është një përvojë më vete.

Ishte viti 2018 kur Vrioni kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. /Lajmi.net/