Sarri publikon listën me të ftuarit – katër mungesa te Juve, për gjysmëfinalen kundër Milan

Juventus ka publikuar listën me të ftuarit për ndeshjen kundër Milan.

Sport

12/06/2020 14:45

Juve sonte do të luajë si nikoqire e skuadrës së Milan, në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave mbyllej me rezultatin 1:1, kurse sonte do të vendoset se kush luan në finale.

Për këtë ndeshje, Juventus do të jetë pa Giorgio Chiellini, Gonzalo Higuain, Aaron Ramsey dhe Demiral, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Juventus dhe Milan do të luhet me fillim nga ora 20:30, në ‘Allianz Stadium’, në qytetin e Torinos.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me të ftuarit e Maurizio Sarri për këtë ndeshje. /Lajmi.net/